Kjo është prostituta xhamaikjane që hyri fshehurazi në dhomën e një çifti turistësh britanikë për seks në një hotel luksi në ishullin e Barbados, zbulojnë ‘investiguesit’ britanike te DailyMail.
Andrew Luker e Julia Knightley vendosën të nxehnin pak atmosferën e pushimeve të tyre në ishullin piktoresk të Karaibeve duke ftuar në dhomë bukuroshen vendase, ‘party girl’ Mikaela Jacas.
Por sesioni i nxehtë i mesnatës duket se pati fund të hidhur pasi autoritetet raportuan shpejt në vend, dhe dyshja britanike u arrestua e u gjobit me 4,400 paundë për shkelje të rregullave strikte të koronavirusit në ishull.
Rojet e sigurisë së kompleksit thanë se kishin parë 24 vjeçaren Jacas, që kishte kapërcyer gardhin e rezortit Treasure Beach Hotel për të hyrë në dhomën e çiftit qejfli.
Policia ndaloi të tre shkelësit kur ata po shijonin një pije pas aktivitetit seksual në hyrjen e suitës së tyre.
Mbrëmë Mikaela Jacas pranoi se kishte hyrë ‘ilegalisht’ në hotel dhe se kishte marrë pjesë në marrëdhënie seksuale si me Luker dhe Knightley, në këmbim të parave.
Mediat britanike kontaktuan me të nga Xamaika: “Po, shkova me ata të dy, Andrew and Julia.
“Kishim një festë seksi dhe ata më paguan për kohën time me ta. Nuk dua të flas keq për ta, janë njerëz të mirë”.
“Nuk është puna e askujt të shikojë se çfarë bëj unë në kohën time, apo me kë e bëj”, shtoi ‘vajza e qejfit’.
Në një video të shpërndarë tashmë në rrjet shihet zonjusha Jacas që kërcen në ‘twerk’ tradicional xhamaikan, duke tundur të pasmet sipas tradites rajonale.
Një shoqe e saj foli gjithashtu për mediat duke treguar se pas incidentit ajo ishte larguar në shtëpi në Xhamaika.
“Ajo ishte shokuar kur pa emrin që i doli në gazetë. Nuk e kishte idenë se do të merrte kaq shumë publicitet prandaj ka shkuar në shtëpi”.
Në gjyqin e të arrestuarve zoti Luker, shef rekrutimi në fabrikë, dhe zonja Knightley, estetiste nga Cheadle Hume, pranuan akuzat e shkeljes së rregullave të karantinës së Covid-19.
Zonja Knightley, 41 vjeçare, e pamartuar, nënë e katër fëmijëve, ka qenë edhe më parë në faqet e para të gazetave britanike për foto provokative te përdorura në biznesin e saj të estetikës.
Në faqen e saj të internetit thuhet: “Ejani në botën madhështore të elegancës ekskluzive, të pasionit e kënaqësisë.”