Disa pamje të rralla janë publikuar së fundmi të një fisi primitiv në Etiopi, ku meshkujt luftojnë brutalisht njëri-tjetrin në duelin e shkopinjve, dhe i fundit që mbetet në këmbë mund të çojë në shtëpi nusen.
Shfaqja e përgjakshme praktikohet mes anëtarëve të popullsisë Suri, si një rit forcimi për të rinjtë e fisit.
Dueli tradicional Donga praktikohet nga fisi Suri në pjesën jugore të Afrikës.
Beteja kryhet përpara anëtarëve të tjerë të fisit të cilën vijnë për të parë si spektatorë.
Donga, lufta tradicionale e shkopinjve është bërë e jashtëligjshme nga qeveria e Etiopisë në vitin 1994, por ajo vazhdon të praktikohet në ceremonitë fisnore.
Fituesi i saj fiton prestigj të madh pasi betejat bëhen shumë të ashpra e kompetitive, dhe nganjëherë ato përfundojnë me plagë të rënda të pjesëmarrësve ose me vdekje.
Luftimet kanë si objektiv të stërvisin të rinjtë ndaj dhunës pasi rajoni ka pasur kohë të trazuara vitet e fundit.
Fiset fqinje si Nyangatom, sfidojnë dhe përfshihen në beteja me popullatën Suri.
Luftimet arbitrohen nga një gjyqtar por sporti mbetet i rrezikshëm prej infiltrimit të armëve të zjarrit dhe përdorimit të tyre në disa raste.
Fotografi spanjoll Xavier Gil Tabios, nga Barcelona, udhëtoi drejt luginës së lumit Omo dhe ishte një nga të paktët që u lejua të ndiqte ceremoninë tradicionale për të dokumentuar luftimet.
Tabios kaloi një javë me popullatën Suri, duke observuar traditat e tyre.
“Ata luftojnë për të treguar burrërinë, për hakmarrje personale, dhe për të fituar nusen. Pjesëmarrësit luftojnë dy nga dy, derisa del një fitimtar.
Për t’u pranuar këtu duhet të negocjosh ekonomikisht, t’u ofrosh një shpërblim, por gjithmonë duhet të sigurohesh për rastet kur dhuna del jashtë kontrolli.
Në fund të ceremonisë duhet të shpërndaheshim pasi anëtarët e fisit rival fqinjë erdhën me armë për të krijuar probleme. Por eksperienca ishte gjithsesi unike”, thotë fotografi.