Prapaskena

E frikshme ! Asfalti ndahet në copa, shihni si është shkatërruar rruga nga moti i keq

Publikuar: 09/01/2021

Moti i keq ka shkaktuar situata problematike në Komunën e Malishevës.

Si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit është dëmtuar rëndë rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës.

Rruga është tërësisht e pakalueshme, asfalti është shkëputur dhe këto pamje janë vërtetë të frikshme!

Komuna e Malishevës ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të shmangin këtë rrugë të rrezikshme.

“Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftim.



Më të lexuarat