Shiu pushton Shqipërinë, duke sjellë si pasojë përmbytje dhe bllokim të lëvizjeve. Vërshimi i ujit thuajse përmbytur bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’ në Lezhë, duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.
Edhe në qytetin e Vlorës, reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.
Zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës janë gjithashtu nè prag përmbytje. Në qarkun e Elbasanit, ka rrëshqitje të dherave në Pishkash, të aksit Elbasan-Qafë.
Qarkullimi në 2 akset nuk është ndërprerë. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Niveli i lumenjve në Shkumbin e Devoll vazhdon të jetë i konsiderueshëm por larg pikës së rrezikut.
Në Fushë-Krujë, Lumi Ishëm ka dalë sërish nga shtrati! Situatë mjaft problematike paraqitet në fshatin Murqinë të njësisë administrative Bubq ku niveli i ujit në ara ka kaluar 50 cm.
Janë rreth 20 banesa të rrethuara nga uji në lagjen fundore të këtij fshati dhe në disa prej tyre uji ka hyrë brenda. Uji që ndodhet nëpër ara është kryesisht uji i shiut pasi kanalet nuk kanë ku të kullojnë.
Prej vitesh kjo zonë përmbytet disa herë në vit e asnjë masë nuk është marrë. Administrata e njësisë Bubq është në terren duke monitoruar situatën dhe duke i bërë apel banorëve të marrin masa për një shtim të mundshëm të nivelit të ujit.
Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga që lidh fshatin Kallmet në Lezhë me superstradën Lezhë-Shkodër. Kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë e përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.
Në disa zona të Lezhës, lumi Drin ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive. Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 hektarë tokë.
Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë ajo ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur në këtë mënyrë një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë.