Mbi 30 figura kryesore kanë braktisur LSI-në. Ditët e fundit nga LSI iku edhe Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë. Më parë kanë ikur deputetët Lefter Koka dhe Robert Bitri.
Por, sipas Luan Ramës këta që ikën ishin hajdutë.
Luana Rama tha se çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme, ndërsa theksoi se Rama po i mbledh ata në atë që ai e quan tufë hajdutësh.
“Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme. Ata kanë qenë të përfaqësues të mandatuar nga LSI në qeveri, dhe paradoksalisht dhe refreni i kryeministrit është i lidhur me korrupsionin, me vjedhjen e ministrave të LSI. Ai gjithë këta po i mbledh në tufën e vet duke i bashkuar me tufën e hajdutëve dhe vjedhësve të rilindjes. Ky është një proces që nuk më shqetëson aspak”, u shpreh zv.kryetari i LSI.
Largimet nga LSI janë shpërfillur edhe nga kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi.