Prapaskena

Ditë të vështira për Trump, prokurori amerikan e merr nën hetim, Irani lëshon urdhër-arrest për të

Publikuar: 08/01/2021

Ditë të vështira për Donald Trump. Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherwin deklaroi mbrëmë se po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në Kongres të mërkurën, duke përfshirë rolin që Presidenti Trump luajti në nxitjen e turmës.

Kur u pyet drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po shikonin rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shohim të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe nëse ka prova ata do të akuzohen”, tha ai.

Donald Trump akuzohet se nxiti turmën duke e shtyrë drejt Kongresit dhe për këtë arsye demokratët kërkojnë largimin ose shkarkimin e tij nga detyra edhe pse i kanë mbetur vetëm 13 ditë nga mandati.

Nga ana tjetër, një gjykatë e Bagdadit në Irak ka lëshuar një urdhër për arresti për Presidentin në detyrë të SHBA Donald Trump si pjesë e hetimit të saj për vrasjen e komandantit Qasem Soleimani.

Gjykata në Bagdad shpall fajtor Trump për Abu Mahdi al-Muhandis, zyrtar i lartë ushtarak irakian që vdiq në të njëjtin sulm në aeroport bashkë me Qasem Soleimanin që ishte objektivi kryesor.

Ky urdhër-arrest ka ardhur vetëm 2 javë përpara se Trump të dorëzojë përfundimisht detyrën si President.

Disa muaj më parë dhe Irani lëshoi urdhër arrest për Donald Trump.

Soleimani mbeti i vrarë në një sulm me dron në 3 janar të vitit 2020. Disa raketa amerikane shkatërruan një autokolonë makinash të Forcave Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit, gjeneralin Qassim Soleimani, figura më e rëndësishme ushtarake e Republikës Islamike, një tjetër drejtues të ushtrisë iraniane, Abu Mahdi Al-Muhandis njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar Ambasadën Amerikane në Bagdad si dhe 7 të tjerë.



Më të lexuarat