Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Greqi, ndërsa ditën e sotme homologu i tij Kyriakos Mitsotakis ka organizuar një drekë në shtëpinë e tij për kreun e qeverisë shqiptare.
Në pamjet që kanë publikuar mediat greke, në drekë ndodhen Edi Rama, Mitsotakis, Nikos Dendias dhe Eleni Sourani, ish-ambasadore e Greqisë në Shqipëri, aktualisht Drejtore e Diplomacisë në zyrën e Kryeministrisë helene.