Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një trajler ka përplasur për vdekje punonjësen 25 vjeçare të Portit të Durrësit….!
Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar pamjet e tmerrshme nga aksidenti, ku shihet trupi i pajetë i të resë A. H. poshtë mjetit të tonazhit të rëndë.
Sipas policisë, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.