Prapaskena

Lezhë: Lirohet 50 vjeçarja, pakot që kishte fshehur në lavatriçe nuk ishin kokainë por lidokainë

Publikuar: 07/01/2021

Gjykata e Lezhës ka liruar nga parburgimi 50-vjeçaren Vera Preka, të cilës me 19-nëntor të vitit 2020-të ju gjeten dhe sekuestruan 1.2 kg lëndë nakotike e dyshuar kokainë.

Shuarja e mases së sigurisë “Arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokaine, por .

Kjo lëndë nuk gjendet në tabelën e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.

Vera Preka u arrestua me bujë nga Policia e Lezhës në kuader të operacionit “Stacioni”.



Më të lexuarat