Krerët e politikës shqiptare kanë ndryshuar emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes, fenomen ky i hasur vetëm në botën e mafies, ku krerët dhe anëtarët e saj ndryshojnë gjeneralitetet për t’i shpëtuar hakmarrjes së rivalëve, veprimit të drejtësisë dhe për të mbuluar veprimtaritë kriminale.
Emrat e mëparshëm të njerëzve që sundojnë prej 30 vitesh Shqipërinë dolën në pah gjatë zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, kur pushtetarët duhet të plotësonin një formular, duke treguar gjithçka rreth të shkuarës së tyre.
Kryeministri Edi Rama e ka ndryshuar emrin më 27 nëntor të vitit 2002. Deri në këtë kohë, kryeministri ka mbajtur emrin Edvin, dhe që prej kësaj date, emri i tij është shkurt Edi. Ka patur disa akuza se Rama e ka ndryshuar emrin pasi është arrestuar për kontrabandë ikonash në Francë dhe Maltë, por këto akuza nuk janë vërtetuar deri më sot me fakte.
Ish-kryeministri Berisha rezulton se ka ndryshuar emrin e tij, datën e lindjes, emrin e babait, emrin e gruas dhe emrin e vjehrrës në regjistrat themeltarë të shtetasve.
Në kohë të ndryshme, Berisha rezulton me emra të ndryshëm, njëherë Salih dhe pastaj Sali.
Berisha ka ndryshuar edhe datën e lindjes nga 1 korrik 1944 në 15 tetor 1944. Ndryshimin e datës së lindjes Berisha e ka bërë në tetor të vitit 1944.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me emrin e babait të tij. Ai shfaqet njëherë si Ramë dhe herën tjetër si Ram. Ndryshimi i emrit ka prekur edhe zonjën Berisha. Ajo njëherë rezulton me emrin Lirije dhe herën tjetër Liri.
Nëna e Lirisë e ka patur emrin Sllobodanka, që në shqip përkthehet Liri. Më pas doli në pah se nënën e saj e quanin Milica.
Ilir Meta më parë quhej Ilir Metaj, pra me një ‘j’ në fund. Meta në regjistrin themeltar të shtetasve del me mbiemrin, Metaj, por shkresat i firmos me ‘Meta’.
Fëmijët e tij e kanë mbiemrin ‘Metaj’, ndërsa bashkëshortja Monika mban mbiemrin Kryemadhi. Pra, familja e presidentit ka tre mbiemra. Shqiptarët ende nuk dinë me saktësi se si quhen me saktësi krerët e politikës dhe rrjedhimisht të shtetit të tyre.