Prapaskena

‘I ftuar nga Erdogan’, Rama publikon pamje nga vizita në Ankara: Për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive

Publikuar: 06/01/2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita zyrtare në Ankara, teksa ka mbërritur në aeroport.

Kjo vizitë zyrtare kryeministri thotë se do të zhvillohet me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit strategjik.

“Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”, shkruan Rama.

Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, duke shënuar kështu vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Brendshëm.

Pritet që pjesë e diskutimeve mes dy liderëve të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.Nuk do të lihen pas as diskutimet për procesin e rindërtimit në vend, për të cilin Turqia ka premtuar ndërtimin e 525 banesave.

Brenda 5 muajve, kryeministri Rama po e takon për herë të dytë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, herën e kaluar në një vizitë jo zyrtare.



Më të lexuarat