Prapaskena

U “iku nga duart” i forti i Burrelit, SHÇBA procedon shtatë policë për shpërdorim detyre

Publikuar: 05/01/2021

Disa çastë më parë, SHÇBA ka proceduar 7 punonjës policie për shpërdorim detyre, pas largimit nga komisariati numër 1 të 30-vjeçarit Rigers Lala nga Burreli.

Sipas njoftimit zyrtar Lala u largua teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave.

Kujtojmë se ky i fundit, u arrestua për armëmbajtje pa leje pas sinjalizimit të policisë se një person lëvizte me armë në “Ali Dem” gjatë pasdites së datës 2 Janar.

Ndërkohë, pak më parë është bërë me dije se janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjës policie, mes të cilëve janë katër inspektorë, një komisar dhe një nënkomisar.



Më të lexuarat