Prapaskena

Si të ‘heqësh qafe’ vjehrrën me pak sheqer! (Video)

Publikuar: 05/01/2021

Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem me shpresën që do të mund ta largojë vjehrrën nga shtëpia, duke pretenduar se ajo e provokon dhe e ve në siklet. Nëpërmjet kamerës së fshehtë, Stop sjell edhe zgjidhjen që fallxhorja i jep qytetarit…

Qytetari-Si kalove?

Fallxhorja-Si kalove ti? Hajde.

Qytetari-Jam çik në siklet tani e kupton, po erdha se halli të detyron tani s’ke ç’i bën.

Fallxhorja-Ça problemi kishe ti?

Qytetari-Unë kam vjehrrën edhe dua ta heq nga shtëpia se më ngeli në derë njëherë.

Fallxhorja-Po rri tek juve?

Qytetari-Po, dua ta heq nga shtëpia, t’i gjej ndonjë burrë, po ka filluar edhe shikon çik kështu ndryshe, e kupton.

Fallxhorja-Do me e larguar?

Qytetari-Dua ta heq se bela.

Fallxhorja-Po bela tamam

Qytetari-Unë kam hall mos ka shkel ndonjë gjë, mos i kanë bërë ndonjë magji.

Fallxhorja-S’ka magji, e ka nga truri i vet. S’ka kalamaj të tjerë ajo? Nuk ka çuna?

Qytetari-Problemi është se kur është gruaja në punë, se kemi një biznes, futem në dush unë del aty para, më kupton, ose futem në dhomë unë gjoja ka harruar ndonjë gjë, me robëdishan edhe kështu më kupton… vihesh në siklet edhe me gruan, ça do t’i thuash ‘kshu-kshu’ mamaja jote.

Fallxhorja-Ka zgjidhje ajo, zgjidhja është ta largojmë.

Qytetari-Po si ta largojmë?

Fallxhorja-Do të ndihmoj unë, të gjejë shtëpi me qira, të hiqet qafe, nuk është se i ka bërë njeri magji, e ka mendjen ashtu vetë. S’është budallaqe ajo, është edhe e shkathët, edhe ouu…

Qytetari-Ka qenë mësuese fizkulture, bën palestër e kështu dhe trupin e ka goxha mirë e kupton.

Fallxhorja-Trurin se vret hiç, ajo sikur është 17-vjeç nga truri. Jo jo do ta largojmë se është… është gjë e rëndë.

Qytetari-Më ndihmo pra.

Fallxhorja-Jo do të ndihmoj si për çunin tim, plus po ta jap fjalën këto ditë do ti vej që të hiqet qafe, të iki të jetojë pa të iki. Unë do ta vë sikur të ishe djali im se je në siklet, se asnjë s’ta beson, edhe me i thënë ti, s’ta beson asnjë. Thuaj ça të duash, asnjë s’ta beson ty se kanë hall se ti nuk e do atë dhe thotë dua ta largoj.

Fallxhorja-Se edhe këto gratë janë këtë shikojnë dhe shkumësin ke kështu ti? Pinë kafe në shpi ato? Apo pinë ekspres?

Qytetari-Pijnë. Kam blerë ekspres unë po bëjnë dhe turke varet, si t’ua jap unë.

Fallxhorja-Hidhi pak nja dy kokrra aty. Ble na një limonadë dhe shtjerr brenda aty.

Qytetari-Ja bëj unë kafen vetëm pa bëj gati.

Fallxhorja-Do hedh një çik po prap do lutem që ta kaloj atë gjendje. (Nuk kuptohet) Ti heqë këto mendimet e këqija e të ikë. Kërkoi të marrë shtëpi me qira më vete. Këtë do bëjmë.

Qytetari-S’ia kërkoj dot unë.

Fallxhorja-Jo jo ti, do ia bëjmë që të ikë vetë ajo. Të gjejë na një dhe të ikë të bëjë qejfet e veta diku tjetër.

Qytetari-Tani vetëm me këtë sheqerin mbaroj punë unë me atë?

Fallxhorja-Do lutem dhe vetë unë. Këto ditë do dalë të largohet nga shtëpia.

Qytetari-Sa të detyrohem?

Fallxhorja-Jo me dëshirë, nuk kam.

Qytetari-Po të lë një kshu…

Fallxhorja-S’ka gjë mos e vrit mendjen.

Qytetari-Të lë një dhjetëmijë lekësh.

Fallxhorja-Në rregull mo, s’ka gjë, me dëshirë e kam, hajde…

Qytetari-Hë moj, ja ta lë këtu tek këto të tjerat.

Fallxhorja-Ja ku është sheqeri. Po ta jap fjalën që do të ndihmoj.

Qytetari-Po atë dua se plasa.

Fallxhorja-Je në hall të madh. Ta them me gjithë shpirt, do ta heqim qafe.

Qytetari-Mirë të falenderoj.

Fallxhorja-Mirë s’ka gjë./tvklan.al



Më të lexuarat