Prapaskena

Meta vonohet në konferencë: Na falni, por na ikën dritat në Presidencë!

Publikuar: 05/01/2021

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme doli në një konferencë për mediat për t’i dhënë vetë përgjigje Edi Ramës pas akuzave të kryeministrit dje nga jugu, se “kreu i shtetit bllokoi projektin e rrugës Vlorë-Orikum”.

Konferenca ishte njoftuar nga Presidenca në 18:30, por Ilir Meta u vonua me 15 minuta. Cfarë ndodhi? E shpjegoi vetë kreu i shtetit.

“Na falni për vonesën, na ikën dritat në Presidencë, e kishim të pamundur të lidheshim me ju”, tha Meta në nisje të konferencës.



Më të lexuarat