Familje të degjeneruara deri në ekstrem. Një tjetër detaj është mësuar nga historia që ka tronditur opinionin publik dhe që nisi me vrasjen 31 dhjetorit në mëngjes kur, Përparim Ademi vrau dy të dashurat e tij që ishin motra. Djali i Përparimit ka pasur gjithashtu lidhje intime me motrën tjetër të viktimave, Anxhela Metanin.
Vetë djali ka rrëfyer para grupit hetimor kur është marrë në pyetje se e ka marrë vesh ngjarjen nga e fejuara e tij, motër e dy viktimave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
Nga ana tjetër, vëllai i dy motrave, ka pohuar se Përparim Ademi ka bërë 10 fëmijë me dy motrat, fëmijë të cilët i ka shitur më pas në Greqi. Ademi akuzohet gjithashtu se i ka përdorur për prostitucion dy motrat në Selanik.
Gruaja e Përparim Ademit ka thënë se ata udhëtonin bashkë, pra Ademi bashkë me druan dhe dy të dashurat. Ademi i vrau dy motrat pasi dyshonte se e tradhtonin me shokun e tij të ngushtë.