Afati për kryerjen e kolaudimit të automjeteve, Kontrollit Teknik, do të shtyhet për tre muaj nga periudha që ishte i parashikuar. Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Rama dhe ministrja e Belinda Balluku.
Me këtë Akt Normativ çdo certifikatë aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri, pra tërë ata që do kishin afate të ribënin kolaudimin kanë këtë shtese afati.
Shtyrja e afatit me 3 muaj është për të gjithë ata që kanë një certifikatë kolaudimi të bërë në vitin 2020, në çdo kohë të vitit, pra të tëra mjetet që kanë bërë kolaudimin fitojnë këtë shtesë vlefshmërie, si një lehtësim në vijim për radhët që mund të krijoheshin.