Prapaskena

Arratiset nga komisariati 30 vjeçari Rigers Lala që u arrestua në ‘Ali Dem’ me armë. Si iu ikën nga duart dy policëve, para masës së sigurisë

Publikuar: 04/01/2021

30 vjeçari Rigers Lala, i arrestuar 2 ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë teksa po lëvizte me armë zjarri me vete është arratisur sot nga komisariati numër 1.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit ai është dërguar për të dhënë shenjat e gishtave, ndërsa më pas do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë. Ka qenë i shoqëruar nga dy efektiv, ndërsa në një moment qetësie ka mundur të largohet.

Dy ditë më parë, në momentin që ka parë policinë kur dhe është arrestuar, ka hedhur armën në tokë e ka tentuar të largohet me vrap.

Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Sot ai pritej të njihej me masën e sigurisë pëpara se të arratisej.

SHÇBA pritet të nisë menjëherë hetimet në lidhje me rastin. Policia ka njoftuar se ai po lëvizte me armë zjarri me vete dhe kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar se ai kishte armë.



Më të lexuarat