Mutacioni i ri i Covid-19 ka mbërritur edhe në Greqi, duke iu afruar Shqipërisë.
Katër raste të reja me mutacionin e koronavirusit janë zbuluar një avion që vinte nga Britania në drejtim të Greqisë, pas testeve që iu dorëzuan pasagjerëve.
Konkretisht, 6 pasagjerë të fluturimit u testuan pozitivisht dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë do të qëndrojnë në karantinë, shkruajnë mediat greke.