Vendi më i vogël i rajonit, Kosova raportoi se në 24 orët e fundit kishte pasur 1 viktimë dhe nga 1224 testime të kryera 147 kishin rezultuar pozitive.
Maqedonia e Veriut raportoi gjithashtu në 1 janar për 7 viktima dhe 414 raste të reja nga 1619 testime të kryera.
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 pacientë nga covid ndërsa janë shënuar 2074 raste të reja.
Fqinji tjetër, Greqia njoftoi një bilanc të rëndë në ditën e parë të 2021 me 43 viktima dhe 597 raste të reja.
Italia gjithashtu raportoi në 1 janar për 22 211 raste të reja dhe 462 viktima.
Në Shqipëri, autoritetet nuk i publikuan shifrat dhe nuk dhanë ndonjë sqarim. E sigurt është se covid-19 nuk e ka bërë pushim.