Prapaskena

Vrasësi i dy motrave Përparim Ademi rrezikon burgim të përjetshëm, deklaron se krimin e rëndë e kreu për xhelozi

Publikuar: 31/12/2020

Përparim Ademi, vrasësi i dy motrave sot në Tiranë, , Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, një ngjarje që tronditi fundin e vitit 2020, do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Ademi nuk mund të gjejë asnjë alibi dhe justifikim për të lehtësuar pozitat e tij për krimin e rëndë dhe burracak. Sipas të gjithave gjasave dhe versioneve, Ademi do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Të tilla dënime ka dhënë drejtësia shqiptare edhe në të kaluarën. Pas arrestimit nga policia, teksa po largohej nga Tirana, Ademi ka thënë se krimin e ka kryer nga xhelozia dhe se do të dorëzohej vetë në polici.

59-vjeçari, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Përparim Tela (Ademi) nuk e ka pranuar dot faktin se një prej motrave nuk dëshironte që të vazhdonte edhe më tej marrëdhënien intime me të.

Kjo kërkesë duket se nuk është pranuar nga ana e 59-vjeçarit, i cili ka marrë armën e zjarrit, që paraprakisht është njoftuar se është tip “kallashnikov”, edhe ka qëlluar me breshëri drejt dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Më pas, ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke humbur gjurmët.

Policia në njoftimin paraprak që ka bërë për ngjarjen nuk e ka konfirmuar lajmin se autori mund të jetë vetëplagosur gjatë vrasjes. Megjithatë kanë bërë me dije se në të gjitha pikat lidhëse me Astirin kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u kap shumë shpejt.



Më të lexuarat