Prapaskena

Emrat / I refuzoi lidhjen, 59-vjeçari ekzekuton bashkëjetuesen dhe motrën e saj në sy të 2 fëmijëve! Prangoset duke ikur: I vrava nga xhelozia

Publikuar: 31/12/2020

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Përparim Ademi, ka ekzekutuar sot dy motra, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, pasi Kristina, motra e vogël, kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Bajram Tushi”. Mësohet se Ademi e ka kryer krimin në sy të dy fëmijëve të Zhanetës.

Përparim Ademi u larguar nga vendi i ngjarjes, por u arrestuar nga policia duke dalë nga Tirana. Pasi arrestimit nga policia, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë, ka deklaruar në polici që e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë.

“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia Tiranës.

Ademi është nga Tirana, por ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoni të Veriut. Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka folur për mediat nga vendi i ngjarjes duke dhënë të tjera detaje. Ai tha se autori ka qëlluar dy gratë disa herë me armë zjarri automatik në sy të dy fëmijëve që dyshohet se janë të mitur.

“Menjëherë u organizuan shërbimet e policisë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 2 viktimat. Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë. Menjëherë kemi organizuar shërbimet e policisë duke dhënë foton dhe gjeneralitetet e sakta të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Vijojmë hetimet e plota. Po marrim të gjitha provat si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç”, tha Jaupi.



Më të lexuarat